Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Arrestohet reperi i njohur shqiptar në Prishtinë, zbulohet arsyeja

    Alarmohet Varshava, objekt ajror nga Bjellorusia dyshohet se hyri në hapësirën ajrore polake

    “Freedom for the Liberators” në Times Square, aktivitetet në Kosovë dhe Hagë para verdiktit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Goditet grupi i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar! Në pranga edhe “koka” e organizatës
    Aktualitet

    Goditet grupi i drogës në Sarandë, 20 të arrestuar! Në pranga edhe “koka” e organizatës

    September 6, 2026

    Policia e Sarandës ka goditur një grup të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, në kuadër të operacionit të koduar “Vjeshta”, i finalizuar pas një hetimi dy-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë.

    Në kuadër të operacionit janë kapur dhe ndaluar 20 persona, ndaj të cilëve Gjykata e Sarandës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

    Mes të arrestuarve është edhe Altin Arapi, i dyshuar si “koka” e grupit që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

    Të arrestuarit janë Altin Arapi, Arlind Kostaq Osmani, Feliks Faik Filija, Medi Enver Myftaraj, Nikolin Martin Rakipi, Altin Halit Arapi (Demiri), Klerjan Milsim Popshimi, Redian Astrit Arizi, Erjon Ruhan Dido, Dhimitër Astrit Terolli, Xhuliano Emin Mejdi, Vasil Armandi Kaçi, Flatun Orhan Lalaj, Bledar Adi Kovaci, Shefqet Ronald Bezhani, Andrea Vlash Babi, Nazif Edmond Refitaj, Elvis Edmond Demçaj, Devis Stavro Saliaj dhe Korado Edmondi Omeri.

    Ndërkohë, u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. N., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi kundërshtoi shërbimet e Policisë gjatë kontrollit në një dhomë hoteli.

    Gjatë operacionit dhe kontrolleve të ushtruara, Policia sekuestroi sasi kokaine dhe kanabisi, dy pistoleta, katër automjete, 19 aparate celulare, si dhe një shumë parash në lekë dhe euro.

    Hetimet

    Operacioni është rezultat i një hetimi të nisur dy muaj më parë nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë.

    Më 31 korrik 2026, në kuadër të të njëjtit procedim, u arrestuan në flagrancë tre shtetas, A. N., A. C. dhe K. J. Gjatë këtij aksioni u sekuestruan 5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis, e cila, sipas hetimeve, dyshohej se do të shpërndahej në Sarandë dhe Ksamil.

    Nga hetimet e deritanishme dyshohet se grupi ushtronte aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike në zonën e Sarandës, përfshirë plazhet, lokalet e natës dhe zonat pranë shkollave.

    arrestime grupi i droges srande
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Arrestohet reperi i njohur shqiptar në Prishtinë, zbulohet arsyeja

    September 6, 2026

    Alarmohet Varshava, objekt ajror nga Bjellorusia dyshohet se hyri në hapësirën ajrore polake

    September 6, 2026

    “Freedom for the Liberators” në Times Square, aktivitetet në Kosovë dhe Hagë para verdiktit

    September 6, 2026

    Aktori i serialit “Ezel” gjendet pa shenja jete në apartamentin e tij në Stamboll

    September 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 2, 2026

    6 milionë euro të Startup Albania: Përfituesit, qokat dhe “problematikët”

    Miliona euro nga fondet publike për kompani që, sipas verifikimeve paraprake, nuk duket se kanë…

    Beralb fitoi 15 mln euro nga bakri shqiptar, por po helmon fshatra të tërë me ndotje

    LISTAT E DELINËS/ Granti për startup-et riciklon fituesit, 15 emra morën para edhe në vitin 2025

    Mashtrim, kredi grabitqare dhe praktika kriminale të huadhënies: Jo vetëm në Shqipëri, Kredo probleme edhe në vendin mëmë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Pak dramë, shumë ndjenja: Horoskopi i dashurisë për këtë javë

    Kujdes me një dashuri të vjetër dhe me shpenzimet! Çfarë thotë horoskopi për sot

    Vijnë mundësi të reja për të gjitha shenjat e zodiakut, çfaë kanë parashikuar yjet sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.