Kristjan Asllani e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij të re në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shënuar një supergol në ndeshjen e parë me Al Jazira-n.
Futbollisti shqiptar hyri në fushë në minutën e 64-t si zëvendësues, por në minutat që iu dhanë arriti të lërë gjurmën e tij.
Në minutën e 91-të, Asllani goditi bukur nga hyrja e zonës dhe topi përfundoi në rrjetë, duke e lënë portierin e Shabab Al-Ahli Dubai pa mundësi reagimi.
Goli i shqiptarit vulosi fitoren 1-3 të Al Jazira-s, që e ka marrë Asllanin në huazim nga Interi.
24-vjeçari, pas aventurës së tij në futbollin europian, kryesisht në Itali, është transferuar në Lindjen e Mesme me synimin për të rigjetur formën e tij më të mirë.
Debutimi me gol është padyshim një nisje e mbarë për Asllanin në aventurën e tij të re.


