Edhe kjo e diel do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë vendin.
Moti parashikohet i kthjellët, me orë të gjata me diell në të gjithë territorin. Temperaturat maksimale pritet të luhaten nga 34 deri në 38 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 4 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, ajo do të jetë më e fortë, duke arritur deri në 12 m/s.
Në det pritet valëzim i forcës 1-3 ballë.


