Loading…

Tre pilotë kosovarë në Top 10’shen botërore të paragllajdizmit

  • 06/09/2026 | 14:32

Tre pilotë kosovarë në Top 10’shen botërore të paragllajdizmit

Tre pilotë të Klubit Aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit” janë renditur në mesin e dhjetë më të mirëve në botë në disiplinën e precizionit me paragllajd.


Rezultati është konfirmuar pas përditësimit të renditjes botërore më 1 shtator 2026 dhe përbën një nga sukseset më të mëdha të klubit dhe të paragllajdizmit kosovar.

Sipas klubit, përfshirja e tre pilotëve nga i njëjti klub kosovar në Top 10-shen botërore paraqet arritje historike për “Shqiponjat e Kastriotit” dhe sportin e Kosovës në përgjithësi.

Ky sukses vlerësohet si rezultat i punës së vazhdueshme, stërvitjeve intensive dhe përkushtimit të pilotëve, të cilët kanë konkurruar në arenën ndërkombëtare dhe e kanë përfaqësuar Kosovën në nivelet më të larta të këtij sporti.

“Tre pilotë. Një klub. Një Kosovë në elitën botërore”, thuhet në reagimin e klubit.

Njoftimi përmbyllet me mesazhin: “Krenari që fluturon për Kosovën”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë