Aktorja Nicola Peltz është shfaqur në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia, ku mori edhe çmimin “Rising Star”, transmeton Gazeta Metro.
31-vjeçarja u paraqit me një fustan të kaltër nga Balenciaga, ndërsa pranë saj ishte bashkëshorti i saj, Brooklyn Beckham.
Brooklyn, 27 vjeç, u shfaq me kostum të zi dhe gjatë gjithë kohës qëndroi pranë Nicola-s. Në një moment ai e puthi në faqe dhe e kapi për beli, duke treguar mbështetjen e tij për bashkëshorten.
Ai madje e ndihmoi edhe me bishtin e gjatë të fustanit para fotografëve.
Pak orë më herët, Nicola kishte marrë çmimin “Rising Star” në një ceremoni në kuadër të festivalit.
Gjatë fjalimit të saj, aktorja falënderoi familjen dhe bashkëshortin e saj, duke thënë se mbështetja e tyre e ka ndihmuar të arrijë ëndrrat e saj.
Në ceremoni ishin edhe prindërit e saj, Nelson dhe Claudia Peltz, si dhe vëllai i saj Bradley.
Nicola tha se zakonisht ndihet më rehat kur luan një personazh sesa kur flet para publikut, por e quajti çmimin një nder të madh dhe tha se do ta mbajë mend gjatë gjithë karrierës.
Aktorja ka nisur karrierën që në moshën 11-vjeçare. Ajo ka luajtur në filma si “The Last Airbender” dhe “Transformers: Age of Extinction”.
Së fundmi, ajo është marrë edhe me shkrim dhe prodhim të filmave përmes kompanisë së saj, Bunny Films.
Nicola është e martuar me Brooklyn Beckham që nga viti 2022. Çifti është bërë shpesh pjesë e vëmendjes së mediave për shkak të problemeve mes Brooklyn dhe familjes së tij.
Ndërkohë, Brooklyn së fundmi e ka mbrojtur publikisht bashkëshorten e tij pasi disa persona komentuan për peshën e saj. Ai u kërkoi njerëzve të mos komentojnë për trupin e Nicola-s dhe tha se ajo është shumë e bukur.
Në Festivalin e Filmit në Venecia, çifti u shfaq i afërt dhe i buzëqeshur, ndërsa kamerat i ndoqën gjatë gjithë paraqitjes së tyre në tapetin e kuq./gazetametro.net