Loading…

Aksident trafiku në Arllat të Malishevës, përplasen tri automjete

  • 06/09/2026 | 15:35

Aksident trafiku në Arllat të Malishevës, përplasen tri automjete

Tri vetura janë përfshirë në një aksident trafiku që ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Arllat të Komunës së Malishevës, përcjell Gazeta Metro.


Pamjet e publikuara nga mediat lokale tregojnë se në ngjarje janë përfshirë tri automjete, të cilat kanë pësuar dëmtime si pasojë e përplasjes.

Nga pamjet e para, përplasja nuk duket të ketë shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa deri në publikimin e këtij raportimi nuk janë bërë të ditura të dhëna zyrtare për persona të lënduar.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë aksident./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë