Loading…

Apple mund të hyjë në botën e gaming’ut, zbulohen dy kontrollorë të rinj në kodin e macOS

  • 06/09/2026 | 14:20

Apple mund të hyjë në botën e gaming’ut, zbulohen dy kontrollorë të rinj në kodin e macOS

Apple mund të jetë duke përgatitur hyrjen në tregun e pajisjeve për lojëra, pasi në kodin e sistemit macOS 26.7 janë zbuluar referenca për dy kontrollorë të rinj.


Pajisjet me emërtimet T6502 dhe T1057 janë identifikuar në versionin “Release Candidate” të macOS Tahoe 26.7 si kontrollorë për lojëra.

Të dy modelet duket se përfshijnë butonat ABXY, dy leva analoge të klikueshme, butona të sipërm, trigger-a analogë, si dhe butonat Home dhe Menu.

Modeli T6502 paraqitet si versioni më bazik dhe raportohet se lidhet përmes USB-së. Ai nuk duket se përmban sensorë të lëvizjes, touchpad, mikrofon apo altoparlant, por mund të ketë një sistem haptik me katër kanale.

Ndërkohë, T1057 pritet të jetë modeli më i avancuar, me lidhje përmes USB-së dhe Bluetooth-it. Ai përfshin akselerometër dhe xhiroskop, të cilët mund të mundësojnë komandimin e lojërave përmes lëvizjeve.

Apple aktualisht nuk ofron ndonjë kontrollor të dedikuar për lojëra, por pajisjet e saj mbështesin kontrollorë të prodhuar nga PlayStation, Xbox, Nintendo dhe kompani të tjera.

Referencat për dy modelet thuhet se u hoqën nga versioni i dytë i macOS 26.7 Release Candidate. Nuk dihet nëse kompania ka hequr dorë nga pajisjet apo vetëm ka fshehur gjurmët e tyre në kod.

Apple nuk e ka konfirmuar zyrtarisht zhvillimin e kontrollorëve, ndaj informacionet mbeten në nivelin e raportimeve dhe spekulimeve. Megjithatë, zbulimi mund të sinjalizojë një përpjekje të re të kompanisë për ta zgjeruar ekosistemin e lojërave në Mac, iPhone dhe pajisje të tjera.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë