Loading…

Rama për Veliajn: Ishte talent i madh…, s’e kam ndërmend të zgjedh pasardhës

  • 06/09/2026 | 13:50

Rama për Veliajn: Ishte talent i madh…, s’e kam ndërmend të zgjedh pasardhës

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e podkastit “Flasim”, por këtë herë i është përgjigjur pyetjeve, duke u bërë ai i intervistuari.


Rama ka folur për Ishullin e Sazanit, SPAK, por edhe rrugëtimin e tij në politikë. Një nga fragmentet e shkëputura në videon paralajmëruese, kryeministri deklaron se Bashkia e Tiranës “nuk ka kokë” në drejtim.

Nëse do të ketë një pasardhës politik, Rama është përgjigjur se nuk ka ndërmend ta zgjedhë.

“Ka qenë një krim i mandatuar, dhe një nga ekzekutorët është një njeri plotësisht i njohur për mua.

Ata nuk po blejnë ishullin, as nuk po marrin pronësinë mbi ishullin. Ai ishulli do të jetë pronë e Shqipërisë. Nuk jam shitësi i Shqipërisë.

… kjo është një nga gjërat më të këqija që ka bërë SPAK-u, që ka përdorur mediat për të baltosur ata që do të merrte nën akuzë, kjo nuk bëhet.

Koha tregoi që unë kisha investuar në një maskë karnavalesh.

Prokuroi së bashku me një gjykatës u bashkuan në një dhomë dhe vendosën që të bënin kryeministrin, parlamentin dhe presidenti. Unë këtë nuk mund ta bëj.

Bashkia nuk ka kokë, është një eksperiment social, politik dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë.

Ishte një talent, talent i madh politik, që nuk e mbajti dot peshën. Pushteti është një kafshë e përbindshme. Ka ngrënë e ka futur nën vete shumë burra.

Ai që të sfidon dhe bëhet pasardhës ai duhet të të vrasë, unë personalisht nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës. Në momentin që unë do të kaloj pragun e asaj dere do të shpëtoni nga mua”, ka deklaruar Rama./TCH

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë