Ushtria izraelite ka njoftuar se ka nisur sulme në jug të Libanit mëngjesin e së dielës, në kundërpërgjigje ndaj dy dronëve që, sipas saj, u lëshuan nga Hezbollahu drejt ushtarëve izraelitë.
Para sulmeve, ushtria izraelite lëshoi një paralajmërim për evakuimin e zonës pranë një ndërtese në qytetin Arab Salim. Izraeli pretendon se objekti përdorej nga grupi i mbështetur prej Iranit.
Hezbollahu nuk ka reaguar menjëherë ndaj pretendimeve të ushtrisë izraelite.
Edhe të premten, Izraeli njoftoi se kishte goditur objekte për magazinimin e armëve të Hezbollahut në jug të Libanit.
Sipas të dhënave të raportuara, sulmet izraelite kanë vrarë më shumë se 4 mijë e 300 persona në Liban që nga 2 marsi.