Loading…

Spalletti nuk e preferon Zhegrovën, Juventusi kërkon të paktën 15 milionë euro për të

  • 06/09/2026 | 10:18

Spalletti nuk e preferon Zhegrovën, Juventusi kërkon të paktën 15 milionë euro për të

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi duket gjithnjë e më e pasigurt, pasi trajneri Luciano Spalletti nuk e konsideron futbollistin kosovar pjesë të rëndësishme të planeve të tij.


Zhegrova është lënë jashtë listës së Juventusit për fazën e ligës në Ligën e Evropës, ndërsa raportohet se mund të mos përfshihet as në listën e skuadrës për Serie A. Situata e tij lidhet edhe me qëndrimin e Nico Gonzálezit në Torino.

Gazetari italian Mirko Di Natale raportoi se vendimi është marrë nga drejtuesit dhe stafi teknik i klubit.

“Spalletti nuk është një admirues i madh i Edon Zhegrovës. Si klubi, ashtu edhe trajneri i kanë marrë tashmë vendimet”, deklaroi ai.

Sipas raportimit, Zhegrova e ka përjetuar keq përjashtimin nga lista evropiane. Juventusi tani shpreson të gjejë një blerës në Turqi ose në Arabinë Saudite, ku afatet kalimtare mbeten të hapura.

Klubi italian nuk dëshiron ta huazojë 27-vjeçarin, por synon shitjen e tij përfundimtare. Oferta minimale që Juventusi pritet të marrë në konsideratë është rreth 15 milionë euro, ndërsa marrëveshja mund të përfshijë edhe bonuse.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë