Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, bëri një postim të shkurtër në rrjetet sociale të dielën, në një kohë kur vëmendjen brenda partisë e kanë marrë zhvillimet rreth kandidaturës për president, transmeton Gazeta Metro.
Hoti ka ndarë dy fotografi, njërën të deputetit Kujtim Shala dhe tjetrën të deputetes Hykmete Bajrami. Në përshkrim nuk ka shkruar asnjë koment, por ka vendosur vetëm simbolin e LDK-së të formuar me dy gishta.
Postimi i tij vjen në një periudhë kur qëndrimi i disa deputetëve të LDK-së është bërë temë diskutimi, pas kundërshtimit të tyre për votimin e Bekim Sejdiut për president.
Përveç Hotit, kundër kësaj kandidature janë deklaruar edhe Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Janina Ymeri./gazetametro.net