Loading…

E shpallën të vdekur nga përmbytjet, 10 ditë më vonë gruaja gjendet e gjallë në Nepal

  • 06/09/2026 | 17:38

E shpallën të vdekur nga përmbytjet, 10 ditë më vonë gruaja gjendet e gjallë në Nepal

Një grua në Nepal ka befasuar ekipet e shpëtimit pasi u gjet e gjallë dhjetë ditë pas përmbytjeve shkatërruese që goditën vendin.


Familjarët e Chandika Kumari Shrestha kishin besuar se ajo kishte humbur jetën dhe kishin nisur ceremonitë e zisë. Ndërkohë, ajo kishte qëndruar e bllokuar nën rrënojat e shtëpisë së saj në Betrawati, duke mbijetuar në një hapësirë të vogël me ajër.

Shpëtimtarët e lokalizuan pasi dëgjuan zërin e saj duke kërkuar ndihmë. Pas rreth 45 minutash punë, ekipi arriti ta nxirrte Shresthën dhe ta dërgonte për trajtim në një spital ushtarak.

Polici Mahendra Darnal tregoi se familja e gruas kishte nisur tashmë periudhën 11-ditore të zisë. Përmbytjet në Nepal kanë shkaktuar dëme të mëdha, me mbi 1,300 viktima dhe mijëra persona që ende konsiderohen të zhdukur./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë