Influencuesi dhe biznesmeni britaniko-nigerian Igho Ubiribo, 43 vjeç, ka humbur jetën pas një procedure për zmadhimin e penisit në një klinikë në Tajlandë.
Gjatë ndërhyrjes, atij iu injektuan rreth 40 mililitra acid hialuronik dhe lidokainë. Pas procedurës, Ubiribo filloi të kishte dhimbje në gjoks dhe humbi ndjenjat, pas së cilës u dërgua në spital në Bangkok.
Mjekët konstatuan se ai kishte pësuar emboli pulmonare. Pavarësisht përpjekjeve për reanimim për rreth 100 minuta, 43-vjeçari nuk arriti të mbijetonte, raporton Metro.
Një autopsi e kryer në Britani zbuloi material që përputhej me acidin hialuronik në mushkëritë e tij dhe përcaktoi se procedura kishte shkaktuar embolinë. Ubiribo ishte i njohur në rrjetet sociale si “Tiny” dhe “Ego”, ndërsa në varrimin e tij në Kensington mori pjesë edhe këngëtari nigerian Davido.