Loading…

‘Gënjeshtër dhe manipulim politik’ – Behrami troç: Bukëpërmbysës, gjykimi në mungesë nuk u krijua nga Vetëvendosje

  • 06/09/2026 | 16:33

‘Gënjeshtër dhe manipulim politik’ – Behrami troç: Bukëpërmbysës, gjykimi në mungesë nuk u krijua nga Vetëvendosje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, reagoi ndaj deklarimeve të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, rreth mundësisë së zhvillimit të gjykimeve në mungesë për rastet e krimeve të luftës, transmeton Gazeta Metro.


Behrami ka kundërshtuar pretendimin se kjo praktikë është mundësuar gjatë vitit 2021 nga Vetëvendosje. Ai ka argumentuar se baza ligjore ishte krijuar dy vite më herët, me Ligjin nr. 06/L-091, në kohën kur në krye të Ministrisë së Drejtësisë ishte Abelard Tahiri.

Deputeti opozitar ka thënë se dispozitat përkatëse e parashihnin qartë mundësinë e hetimit, ngritjes së aktakuzës dhe zhvillimit të procesit gjyqësor në mungesë.

“Të thuash se “gjykimin në mungesë e mundësoi Vetëvendosje në vitin 2021” është gënjeshtër dhe manipulim politik. Gjykimi në mungesë për krimet e luftës u fut në legjislacionin e Kosovës në vitin 2019, përmes Ligjit nr. 06/L-091, dy vjet para se Vetëvendosje të vinte në pushtet. Madje, ligji e përcakton shprehimisht mundësinë e “hetimit, akuzimit dhe gjykimit në mungesë”. Në atë kohë, Abelard Tahiri ishte Ministër i Drejtësisë. Por, për të mos mbetur kjo vetëm te fjalët e mia, po ia kujtoj deputetes edhe deklaratën e Adnan Rrustemit, kolegut të saj nga Vetëvendosje”, tha ndër tjerash Behrami./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë