Muli po ndjek zhvillimet botërore rreth instagramit të Gones

6 Shtator 2026, 18:06Antena TEMA

Muli është shumë i paqartë për këtë polemikën mes Edi Ramës dhe një eurodeputeti komunist rreth Instagramit të Gonës. Meqë nuk i ka qejf rrjetet sociale, edhe këtë sherr e ka anashkaluar. Por sot pa që sherri vazhdonte dhe pyeti Lelon.
– Po çfarë vazhdon akoma ky sherr? – tha. – A u sqarua që ia ka mbyllur kompjuteri aksidentalisht?
– Po tha Lelo. Portali thotë se Edi Rama nuk u mërzit, por dukej i qetë kur ishte mbyllur Instagrami i Gonës. Gjithë Evropa u shqetësua, gjithë bota u vu në alarm, kurse Edi Rama nuk reflektonte asnjë tronditje. Si kryeministër i këtij vendi ai duhet të ishte i alarmuar për atë që ndodhte dhe nuk mund të fliste me cinizëm për një dramë e cila i mori jetën gjithë historisë politike të Gonës për 1 sekondë.
Tani beteja është pikërisht këtu, tek ana psikologjike e Edi Ramës gjatë mbylljes së Instagramit.
– Qenkan k… – ata, tha Muli. – Po mirë, çfarë thonë, pse nuk qau dhe PD?
– Për ne s'kanë thënë gjë se ne jemi opozitë dhe nuk kemi përgjegjësi për dramat që u ndodhin qytetarëve, tha Lelo. Përgjegjësia është e qeverisë. Në këtë rast Rama duhet të shqetësohej si kryeministër, madje aq më keq që ia ka mbyllur Meta. Rama duhet t'i vërë gjobë Metës për këtë çështje.
– Çfarë thua? – tha Muli. – Domethënë Rama t'i marrë lekë Metës pse ai ka mbyllur Instagramin e Gonës? Po kështu i bie që Gonia të punojë për qeverinë, pastaj pasi i shpëlan qeverisë veprat, të mbushë arkën me gjoba ndaj Metës. Apo çfarë gjobash i vënë atij?
– Nejse, ata si eurodeputetë e shikojnë më gjerë këtë çështje. Ata e përjetojnë si pelikanë. Domethënë mendojnë se gjithë Shqipëria e ka mendjen dhe zemrën tek pelikanët në shesh, dhe mbyllja e Instagramit të atij i është dukur sikur u mbyll protesta e vetme që ata përjetonin.
– Po mirë, ky Edi Rama si është justifikuar që nuk është shfaqur i shqetësuar?
– Ka gjetur një justifikim banal, tha Lelo. Ka thënë që me Gonën çmallohet nga dritarja e kryeministrisë, jo nga Instagrami.

 

Lini një Përgjigje