Kristjan Asllani
Kristjan Asllani u shfaq protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Al Jazira fitoi dje në transfertë përballë Shabab Al-Ahli Dubai. Sfida e vlefshme për javën e 4-t të kampionatit në Emiratet e Bashkuara Arabe, përfundoi 1-3.
Elbasanasi shënoi një supergol në minutën e 91-të, duke debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndërsa sot, ka ardhur edhe reagimi nga vetë mesfushori 24-vjeçar.
Asllani ka publikuar në “Instagram” foto nga ndeshja, teksa nuk kanë munguar edhe fjalët. “Ndeshja e parë dhe goli i parë me këtë fanellë, +3”, shkruan shqiptari.
View this post on Instagram
Poll








