Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

FEI heq sanksionet ndaj Rusisë, sportistët rikthehen me flamurin kombëtar

Shkruar nga NEWSPORT
FEI heq sanksionet ndaj Rusisë, sportistët rikthehen me flamurin
Foto ilustruese

Federata Ndërkombëtare e Sporteve të Kuajve (FEI) ka vendosur të heqë nga 5 tetori kufizimet ndaj sportistëve dhe zyrtarëve rusë, duke u lejuar atyre të garojnë sërish nën flamurin dhe simbolet kombëtare të Rusisë.

Vendimi vjen pas rekomandimeve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe ndryshimit të qasjes ndaj pjesëmarrjes së sportistëve rusë në garat ndërkombëtare. Rusia dhe Bjellorusia ishin pezulluar nga aktivitetet e FEI-së që prej marsit 2022, pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Sipas rregullave të reja, sportistët rusë do të duhet të plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara dhe të respektojnë programet antidoping. FEI ka bërë të ditur se Agjencia Ndërkombëtare e Testimit do të hartojë një plan të posaçëm kontrollesh për të garantuar zbatimin e rregullave.

Ky vendim shënon rikthimin e plotë të përfaqësuesve rusë në aktivitetet e sporteve të kuajve pas më shumë se tre vitesh pezullim.

Poll

Lexo gjithashtu