Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

Të gjithë prisnin dyshen e Ferrarit, piloti francez bën surprizën në kualifikueset e Çmimit të Madh të Italisë

Shkruar nga NEWSPORT
Të gjithë prisnin dyshen e Ferrarit, piloti francez bën
Pierre Gasly

Surprizë në Çmimin e Madh të Italisë ku piloti francez Pierre Gasly arriti pole position duke lënë pas të gjithë favoritët e garës.

Gasly bëri një xhiro fantastike në sesionin e tretë kualifikues duke e ndalur kohën në 1 minutë e 21 sekonda e 786 të mijëtat duke lënë pas George Russell në vendin e dytë dhe në të tretin pilotin e McLaren Oscar Piastri. Dy pilotët e Ferrarit u renditën në vendin e katërt dhe të pestë duke dhënë atë që të gjithë prisnin.

Max Verstappen u rendit i gjashti, ndërsa Kimi Antonelli e mbylli kualifikimin në vendin e shtatë. Megjithatë, pozicioni i pilotit italian nuk do të jetë ai i nisjes në garë pasi Mercedes vendosi të përdorë një njësi të re motori, duke bërë që ai të marrë një penalizim.

 

Poll

Lexo gjithashtu