Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Investimet e FSHF-së në infrastrukturën sportive/ Katundi i Ri në Durrës me mini-stadium, punimet vijojnë me ritme të shpejta

Shkruar nga NEWSPORT
Investimet e FSHF-së në infrastrukturën sportive/ Katundi i Ri
Katundi i Ri në Durrës me mini-stadium

Një mini-stadium i ri po i shtohet infrastrukturës sportive të qarkut të Durrësit. Në Katundin e Ri, punimet për ndërtimin e këtij impianti po vijojnë me ritme të shpejta, teksa aktualisht po punohet në bazamentin e stadiumit, ndërtimin e tribunës, si dhe në ambientet e brendshme.

Impianti i ri do të krijojë një hapësirë moderne dhe funksionale për zhvillimin e futbollit dhe aktivitetet sportive të komunitetit të zonës. Përveç funksionit të tij në shërbim të komunitetit, mini-stadiumi do të përdoret edhe në kuadër të organizimit të finale të EURO U-21 2027, që do të zhvillohet në Shqipëri.

Ky investim është rezultat i bashkëpunimit mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Bashkisë Durrës, në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta për përmirësimin dhe zgjerimin e infrastrukturës sportive në vend. Punimet priten të përfundojnë në muajin nëntor.

Poll

Lexo gjithashtu