Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Luka Modric nuk ndalet, gati të vazhdojë me Kroacinë edhe në moshën 41-vjeçare

Shkruar nga NEWSPORT
Luka Modric nuk ndalet, gati të vazhdojë me Kroacinë edhe në
Luka Modric

Luka Modric pritet të vazhdojë të veshë fanellën e Kroacisë, pavarësisht se është vetëm pak ditë larg 41-vjetorit të lindjes. Mesfushori veteran pritet të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.

Kapiteni kroat ka konfirmuar disponueshmërinë e tij për sfidat ndaj Spanjës, Anglisë dhe Republikës Çeke, duke treguar se ende nuk ka ndërmend t’i japë fund karrierës ndërkombëtare.

Sipas raportimeve, Modric ia ka komunikuar vendimin trajnerit Slaven Bilic dhe presidentit të Federatës Kroate të Futbollit, Marijan Kustiç. Me 202 paraqitje për kombëtaren, ai mbetet lojtari më i rëndësishëm dhe një nga figurat më të mëdha në historinë e futbollit kroat.

Vendimi i tij është një lajm i mirë edhe për Milanin, i cili vazhdon të mbështetet te eksperienca, lidershipi dhe cilësitë e mesfushorit pas transferimit të tij te kuqezinjtë italianë.

Poll

Lexo gjithashtu