Sot Premier League angleze mbyll javën e tretë me dy super sfida ajo mes Everton dhe Manchester United e cila do të startoi në orën 15:00.
“Djajtë e kuq” do të tentojnë të marrin fitoren e rradhës në transfertën e vështirë në Liverpool ndaj një kundërshtari që në tre javët e para nuk njeh humbje. Nga ana tjetër Everton ka fituar vetëm tre përballje në 22 ndeshjet e fundit në Premier League, e fundit vitin e kaluar ku arritën të fitonin 0-1 në “Old Trafford”.
Ndërsa vëmendja më e madhe do të jetë ajo e ndeshjes së orës 17:30 ku kampionët në fuqi të Arsenalit do të presin në “Emirates Stadium” Chelsea-n. “Blutë” e kanë nisur mirë sezonin duke marrë dy fitore radhazi dhe do të tentojnë të ndalojnë hapin e kampionëve.






