Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Ruben Amorim replikon ndaj fjalëve të Chivut: Nuk na duhet motivim i jashtëm, dihet që diçka nuk shkon

Shkruar nga NEWSPORT
Ruben Amorim replikon ndaj fjalëve të Chivut: Nuk na duhet motivim i
Ruben Amorim

Duket se derbi mes Milanit dhe Interit ka nisur më shpjet seç është programuar në kalendar me datë 31 tetor. Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, ka dhënë një deklaratë të fortë në konferencë për shtyp, duke iu përgjigjur deklaratave të Chivut.

Amorim theksoi se skuadra e tij nuk ka nevojë për fjalët e Chivut për t'u motivuar, duke pranuar hapur se statistikat flasin vetë për periudhën e fundit të klubit.

"Nëse i hedh një sy viteve të fundit, ne kemi fituar vetëm 1 titull kampion (Scudetto) në 20 vjet, kështu që nuk na duhen fjalët e Chivut për t'u motivuar.

Për mua Milan është klubi më i mirë italian, por në 20 vjet kemi fituar 0 Kupa të Italisë dhe 2 tituj kampion, kështu që diçka nuk shkon këtu. Nuk na duhet Chivu të na tregojë, ne e dimë vetë”, u shpreh Amorim.

Poll

Lexo gjithashtu