U luajtën gjashtë ndeshjet e ditës së sotme në Bundesliën gjermane ku dhe pati shumë surpriza në rezultate.
Ekipi i sapo ngjitur në elitën e futbollit gjerman Elversberg arriti të fitonte me përmbysje kundër Borussia Monchengladbach me rezultatin 3-4, ndërsa në ndeshjen tjetër Bayer Leverkusen mundi pa shumë vështirësi Unionin Berlinin me shifrat 4-0.
Hoffenheim ishte në kryesim 2-0 në përballjen kundër Dortmund por gjithçka ndryshoi në fraksionin e dytë të lojës ku skuadra verdhezi përmbysi rezultatin në 2-3 me autogolin e mbrojtësit kosovarë Albin Hajdari, ndërsa Freiburg fitoi minimalisht 0-1 përballjen kundër Paderborn me golin e shënuar që në fillimin e takimit.
Werder Bremen tregoi forcën kundër Leipzig duke e mundur pastër 3-1, ekipi i “Red Bull” arriti të zgjohej në fundin e takimit duke shënuar golin e vetëm në minutën e 95-të.
Në ndeshjen e fundit të ditës Schalke 04 mori një barazim të madh kundër kampionëve të Bayern Munich, në ndeshjen e luajtur në Gelsenkirchen bavarezët nuk arritën të çanin mbrojtjen hermerike të Schalke-s duke e mbyllur takimin me shifrat 0-0.






