Barcelona do të ketë tashmë katër kapitenë të rinj për sezonin 2026/27. Vendimi është marrë nga ana e trajnerit Hansi Flick i cili ua komunikoi mediave këtë ndryshim, duke specifikuar dhe prapaskenat.
Lideri i ri i katalanasve është caktuar sulmuesi Raphinha, ndërsa pas tij vjen mesfushori Pedri. Këta të dy janë emëruar me kërkesë të vetë teknikut gjerman.
Sa i takon tre të tjerëve, skuadra ka votuar për shirtin e kapitenit edhe mbrojtësin Eric Garcian, sulmuesin Lamine Yamal dhe mesfushorin Frenkie de Jong.
Me plotësimin e skuadrës nga merkato, tashmë edhe grupi është formuar i plotë. Nisja e sezonit tregoi se tek Barcelona janë gati për një tjetër vit të suksesshëm. Kujtojmë se të dielën, kampionët në fuqi do të sfidojnë në transfertë Valencian, ora 16:15.






