Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Jeta vazhdon”, Qatip Osmani pas humbjes me Teutën: Ja çfarë nuk shkoi tek Laçi

Shkruar nga NEWSPORT
“Jeta vazhdon”, Qatip Osmani pas humbjes me Teutën: Ja
Qatip Osmani

Laçi është mposhtur në shtëpi nga Teuta, në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në Kurbin, përfundoi me shifrat 1-3. Në përfundim të këtij dueli foli edhe trajneri i Laçit, Qatip Osmani.   

“Mendoj se fillimi i lojës ishte i gabuar. Edhe pse gjatë javës punuam pikërisht për këtë. U përqendruam në topat e gjatë të kundërshtarit, që i ka kualitativë. Pastaj me një pasim nga mbrojtja, pësuam gol. Nuk e anuluam këtë problem. Minuta e 20-të, 2-0, patëm penallti nuk e kthyem. Në pjesën e dytë kishte ndryshim të sistemit të lojës, me futjen e disa lojtarëve më të freskët përsëri nuk ia arritëm. Sigurisht që çdo humbje e ka të keqen e vet, por jeta vazhdon dhe duhet të përqendrohemi tek ndeshjet e tjera.

Tani e dimë çfarë duhet të bënim, po të luhej ndeshja. Edhe gjatë lojës, 30 minutat e para, mbrojtja jonë ishte shumë lart. U dhashë vërejtje të kthehen, për shkak të atyre topave. Në linja, i kemi dy sulmues klasikë, njëri duhet t’i kërkonte topat ndërmjet mbrojtësve dhe mesfushës kundërshtarë. U munduam të ndryshojmë edhe dy mesfushorë, t’i kemi në fazën e mbrojtjes, me qëllim për t’i anuluar topat e gjatë Teutës.

Ana psikologjike? Është ekip i ri, sigurisht që duhet të punohet. Çdo humbje nuk është e mirë, por është fillimi i kampionatit dhe sa më të qetë dhe të gatshëm, të punojmë, të bisedojmë, t’i anulojmë këto gabime që i bëmë në këtë ndeshje. Të presim dhe të përgatitemi për ndeshjen e radhës. Ana psikologjike në këtë ekip e bën të veten. Pas startit relativisht të mirë, shumë me rëndësi është që pas kësaj humbje, t’i jepet kurajo ekipit sepse mendoj që kemi kualitet për të bërë diçka”, tha Osmani.

 

Poll

Lexo gjithashtu