Drita - Drenica
Ditën e sotme janë zhvilluar dy ndeshjet e radhës, të vlefshme për javën e 4-t të Superligës së Kosovës. Surprizat nuk munguan, teksa u shënua një total prej 3 golash.
Drita kampione në fuqi u ndal në barazim në shtëpi përballë Drenicës, sfidë që përfundoi 0-0. Ekipi i Nuhiut mbetet në vendin e 5-të me 7 pikë, ndërsa Drenica me 3 të tilla, mban vendin e 7-të.
Në krahun tjetër, Llapi u mposht në shtëpi me shifrat 1-2 nga Dukagjini. Këta të fundit ngjiten në vendin e dytë me 8 pikë pas 4 ndeshjesh, ndërsa me 0 pikë, llapjanët mbeten në fund.
Poll






