Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Shkëlqeu edhe përballë Vllaznisë, David Fadairo flet pa filtra: Ja ku ndryshojnë Dinamo me Partizanin, Ilir Daja...

Shkruar nga NEWSPORT
Shkëlqeu edhe përballë Vllaznisë, David Fadairo flet pa
David Fadairo

Partizani ka fituar përballë Vllaznisë në transfertë mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi 2-3. Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", autori i golit të parë për Partizanin, David Fadairo. 

“Nuk ishte e vështirë, sepse kam luajtur më përpara me djemtë e Partizanit edhe pse gjatë verës isha te Dinamo. Human është aty dhe kur Doumbia gjithashtu është aty, bëhet më e lehtë për mua. Trajneri më jep lirshmëri. Patjetër që zbatoi udhëzimet e tij, por mund të luaj edhe duke shfrytëzuar fantazinë time.

Mendoj se mund të shkojmë larg. Por ajo që na duhet është besimi, ai besim për të ndërtuar lojën, për të cilën trajneri po punon. Ia dedikoj këtë fitore, zotit Rrok Gjoka. Është një mik i klubit, i cili po kalon një gjendje të vështirë shëndetësore.

Sa larg është Partizani nga Dinamo që luajtët në verë në Evropë? Diferenca ime është që te Partizani, jam më afër portës. Për ekipet, Dinamo është më shumë taktike, shumë taktikë tek Dinamo. Trajneri Daja është shumë detajist, por edhe ai më la të jem vetvetja. Ai më ndihmoi shumë, përdori forcën time, më thoshte që të shkoja, të godisja.

Duhet të jemi të gjithë bashkë edhe me tifozët. Edhe te Partizani po punohet mirë, por trajneri është i ri do kohën e tij. Dhe me kohën besoj që do të arrijmë gjithçka”, tha Fadairo.  

Poll

Lexo gjithashtu