Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ 4 gola, penallti e humbur dhe polemika! Teuta del me 3 pikë nga Laçi, i afrohet Egnatias në krye

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 4 gola, penallti e humbur dhe polemika! Teuta del me 3 pikë nga
Laçi - Teuta

Teuta e drejtuar nga Edlir Tetova ka bërë “detyrën” në transfertën e vështirë kundër Laçit, e fituar 3 – 1 nga durrsakët. Ndeshja u mbajt në Kurbin, ndërsa bregdetarët e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Brenda 3 minutash, Teuta shënoi 2 gola, konkretisht me Kallakun përmes penalltisë (9’) dhe Ëotlai (12’). Në fundin e pjesës së parë, Bibo humbi penalltinë.

Në pjesën e dytë, Bibo “ndreqi” gabimin, duke finalizuar nga distanca dhe ngushtuar shifrat përkohësisht. Rrjeta e Alves Correia i vuri “kapak” fitores së Teutës. Pas 3 javësh, skuadra e drejtuar nga Tetova grumbullon 7 pikë, 2 më pak se Egnatia kryesuese.     

Laçi 1 – 3 Teuta (Bibo 64'/Kallaku 9', Wotlai 12', Alves Correia 90')

90’ - Alves Correia “vulos” fitoren e Teutës, vjen goli i 3-të për durrsakët.  

64’ - Goditje potente nga distanca, Bibo shënon eurogol dhe hap ndeshjen.

46' - Nis pjesa e dytë.

45+3' - Mbyllet pjesa e parë.

39' - Bernardoni bën “heroin” te Teuta, i pret penalltinë Bibos.

34’ - Bibo “flirton” me golin, Laçi i pafat! Topi shkon ngjitur me portën pingule.

21’ – E pabesueshme! “Gjiganti” Umeijego humb rast me portën boshë.

12’ - Nuk ndalet skuadra durrsake, vjen goli i 2-të me Wotlain. Laçi pretendon për faull në sulm.

9’ - Kallaku tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, Teuta kalon në epërsi.

7’ - Penalltin e kontestuar nga ekipi i Laçit, e fiton 11-metërshin Toli.

1’ – Shkelmohet topi i parë në ndeshjen Laçi – Teuta.

 

FORMACIONET ZYRTARE: 

LAÇI: Guri, Azizi, Kurti, Tola, Stafa, Bibo, Samuel, Ajazi, Kalaj, Traore, Nerguti.

Trajner: Qatip Osmani.

TEUTA: Bernardoni, Fangaj, Zogos, Përgjoni, Toli, Boçi, Wotlai, Arifi, Mala, Kallaku, Umeijego.

Trajner: Edlir Tetova.

Java e 3-të: Abissnet Superiore

Stadiumi: “Laçi”

Arbitër: Enea Jorgji      

Poll

Lexo gjithashtu