LAJM I FUNDIT/ Presor Beni nga arratia me lekët tona. do të denoncojë për herë të tetë tek Syri i Çimit të Zenit qeverinë ku vetë vodhi sa mundi

I mori çfarë mundi këtij vendi. Poste, para, tendera, lek nëpër zarfe, kazino, toka, troje e ctë mundte. E kjo deri ditën kur drejtësia i tha STOP. Ishte numri dy i pushtetit. I gjithëpushtetshëm pak më pak se Edi Rama.
E kur drejtësia i tha STOP dhe e shpalli në kërkim, ai bëri atë që di të bëjë më mirë. Ia mbathi. Nga dogana e Qafë Botës, kaloi në Greqi e prej andej ia mbathi në disa vende deri sa u ngul në Zvicër.
Bëhet fjalë për Arben Ahmetajn, profesorin e anglishtes i cili ka drejtuar financat shqiptare. Atë që ka menaxhuar miliarda euro të rindërtimit nga tërmeti si dhe të pasojave të Covid 19. Se sa e ka shkëlqyer punën presor Beni, faktet flasin vetë. Ndërkohë që presori jeton në Zvicër, ata që besuan se Beni do t’i bënte me shtëpi, janë akoma në qiell të hapur. Dhe kanë që në 2019.
Që nga ajo kohë rrodhën shumë ujëra. Presori i anglishtes, u bë maestro i financave (jo publike, por atyre personale).
Shkathtësia e bënë që duke futur thellë duart në buxhetin e shtetit në forma të ndryshme, Arben Ahmetaj ndërtoi perandorinë e vet financiare. Perandori që për hir të së vërtetës ka shumë vite që e ka nisur ta ndërtojë dhe gëzojë.
Por nuk i erdhi aspak mirë kur drejtësia i “trokiti” në derë, dhe duke menduar se drejtësia është si zarat e kazinosë që mund t’i hedhë kryeministri si të dojë, ai nisi një fushatë “hakmarrjeje” ndaj këtij të fundit.
Dhe si vendosi presor Beni të hakmerrej? Ai u bë denoncues i Ramës dhe qeverisë ku edhe vetë bëntë pjesë, në televizionin e familjes Berisha.
Por pak rëndësi ka ku zgjedh të “pendohesh”. Presori mund të zgjidhte të pendohej edhe në ndonjë kazino psh. Por ai zgjodhi një televizion.
Për hir të së vërtetës edhe ne si redaksi kemi ndjekur me vëmëndje rrëfimet e mëparshme të Benit që i bëri përpara Çimit që të transmetoheshin tek televizioni i Shkëlzenit të Saliut.
Presori ka folur shumë, por në thelb ska thënë asgjë. Ose më saktë ka thënë atë që gjithkush e dinte.
Çfarë ishte e re? Që Ergys Agasi ishte koordinatori mes bisnesit-politikes dhe krimit? Këtë e dinin “qen e mace”.
Çfarë zbuloi Beni? Që tenderat e AKSH-it ishin të paracaktuar? Po kjo dihej dhe diskutohej në çdo tavolinë.
Ne pritëm që në fakt Beni të pendohej vërtet dhe të tregonte mëkatet reale. Ta fillonte nga vetja. Të tregonte psh se çfarë pazaresh mbyllte tek kafja e SKY TOËER ndërkohe që tymoste ndonjë puro që i përshtatetej formatit të tij.
Kemi pritur që presor Beni të pendohej dhe të tregonte se si lekët e korrupsionit i dha poshtë e përpjet me fajde dhe nuk i mori dot më.
Ne pritëm që të na tregonte se si tentoi të ndërhynte tek Rama kur kryeministri deklaroi mbylljen e kazinove. Do ishte interesante të na diftonte se cilët ishin ata që në këmbim të 5 milionë eurove secili i dërgonin si zar Gent Gazhelin dhe prisnin që ti të flisje me Kryeministrin për të mos mbyllur kazinotë.
Këto do të ishin interesante që t’i dinte publiku të thëna nga goja e presor Benit përpara Çimit të Xenit.
Pa historitë me Romanee Conti janë çikërrima. Lekët e vërteta janë ato që po financojnë jetën e Benit buzë liqenit në Lugano.
Shijet e kryeministrit i dimë, janë pak të shtrenjta por i “shkojnë” formatit të tij.
Ne si redaksi do ta ndjekim me vëmendje edhe rrëfimin e rradhës së profesorit, por nuk do të ndalemi duke i kërkuar Benit të bëjë një rrëfim të plotë dhe jo gjysmak. Sepse ne besojmë se një gjysëm e vërtete është më e dëshme se një gënjeshtër e plotë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply