Në numrin e denoncimeve të redaksisë së priza.al +355 68 40 400 65 pasditën e së hënës ka mbërritur një shqetësim nga një qytetar.

Pra siç kuptohet nga mesazhi dhe nga foto e dërguar nga qytetari supermarketi BIOJU, ka njoftuar që një produkt të caktuar I cili është shitur, klientët duhet ta kthejnë mbrapsht.
Është shumë korrekte nga ana e supermarketit një njoftim i tillë por do të ishte plotësisht në rregull dhe transparent do t’i bënte me dije qytetarëve edhe arsyen se përse ky produkt, që dukshëm datën e skadencës e ka shumë vonë, duhet të kthehet. Çfarë rreziku paraqet për konsumatorin? Po ata që e kanë konsumuar, çfarë rrezikojnë?
Këto pyetje që ngrihen nga shqetësimi qytetar ngrihen natyrshëm dhe po kaq natyrisht meritojnë një përgjigje.
Redaksia e priza.al vendosi ta publikojë të plotë mesazhin qytetar duke i rezervuar të drejtën dhe hapësirën edhe supermarketit BIOJU për të thënë fjalën e tyre.
Por përtej marëdhënies konsumator-supermarket, ka një institucion që duhet të jetë garancia e publikut për atë që konsumohet. Dhe është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, një insitucion i cili është inekzistent dhe lejon që konsumatorin ta përshijë një panik ndoshta I panevojshëm nëse ky institucion do të kryente detyrën dhe të informonte publikun përpara se publiku të kërkojë ndihmë tek media.
Priza.al
DENONCIMI QYTETAR/ Përse produktin që skadon në vitin 2028 supermarketi “BIOJU” kërkon të kthehet mbrapsht? Ku është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit
Leave a Comment
