Ndërkohë që vendi po zien nga protestat prej më shumë se 53 ditësh për shkak të korrupsionit dhe keqqeverisjes, ministrja e shëndetësisë ka gjetur momentin që të bëjë një akt pabesie ndaj shqiptarëve, një akt terrorist ndaj buxhetit të shtetit dhe një kryevepër penale.
Bëhet fjalë pikërisht për koncensionin e sterilizimit, për të cilin ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqja është në kokërr të burgut së bashku me zv ministrin e tij dhe me pronarin e kompanisë koncensionare.
Çfarë ka ndodhur me sterilizimin?
Koncensioni i sterilizimit prej afro 100 milionë euro për 10 vite ishte një ndër veprimet më të kontestuara që qeveria ka ndërmarrë. Ajo u anatemua nga opinioni publik dhe më pas u hetua dhe doli se ky koncension ishte një barrë e panevojshme për shqiptarët dhe se fajtorët duhet të bënin edhe disa vite burg.
Para pak muajsh afati i këtij koncensioni përfundoi. Ministrja doli publikisht dhe tha se tashmë këtë shërbim do ta ofrojë shteti dhe se do të ngrihej dhe një institucion posaçërisht për të menaxhuar sterilizimin e pajisjeve mjekësore.
Këtë e tha publikisht ministrja Sala, por në realitet ka vepruar komplet ndryshe.
Si një vartëse e Klod Allajbeut, Evis Sala kopsiti një palë letra që nuk dihet se si i sajoi dhe komplet koncensionin për të cilin po bën burg mileti dhe kjo premtoi se do ta menaxhonte shteti, ia kalon kompanisë së padronit të saj Klod Allajbeu.
Një shkelje totale e ligjit, një ligësi njerëzore dhe një pangopësi ekonomike që Evis Sala vendosi ta bëjë me çdo çmim.
Largimi i drejtoreshës së QSUT
Pak javë më parë u bë publik lajmi se drejtoresha e QSUT e cila kishte vetëm pak muaj në detyrë kishte dhënë dorëheqjen nga posti. U tha zyrtarisht se drejtoresha u largua për arsye se nuk përballonte dot fluksin e punës.
Redaksia e priza.al hulumtoi pak më shumë rreth “misterit” të largimit të znj Paparizo dhe ajo që mësuam është tronditëse dhe kriminale.
Drejtoresha e QSUT nuk ka dhënë dorëheqjen, por ajo është SHKARKUAR nga Evis Sala sepse drejtoresha nuk pranoi të firmoste letrat që e çonin nga zyra direct në burg.
Por as ligji dhe as frika e tij, nuk e ndalën vartësen e Klod Allajbeut, mikpritësen e Edi Ramës në Itali Evis Sala që të kryejë një akt kriminal duke e finalizuar marveshjen që vendosi tja bëjë dhuratë Klod Allajbeut.
Pra investimin e bëri tjetërkush, burgun po e bën tjetërkush dhe lekët i merr Klod Allajbeu nëpermjet hyzmeqares së tij në krye të ministrisë së shëndetësisë.
A do të shkarkohet Evis Sala?
Redaksia e priza.al edhe përse është përpjekur me burimet e veta nuk ka arritur të mësojë nëse për këtë skandal është apo jo në dijeni kryeministri i vendit Edi Rama apo Evis Sala po ha dardha pas krahëve të tij? Por ajo që dimë mesiguri është që sido t’i ketë ngrënë dardhat e Klodit zonja Evis, para apo pas shpinës së Edi Ramës është fakti se drejtësia nuk mund ta lërë pa hetuar dhe pa ndëshkuar këtë krim të kryer ditën për diell me lekët e shqiptarëve.
Ditë pas ditë do të publikojmë çdo informacion rreth kësaj afere të tmerrshme që është zhvilluar së fundmi në Ministrinë e Shëndetësisë.
–Vijon–
Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
