Prej ditësh në zemër të ish Bllokut, pak metra larg kryesisë së Kuvendit, aty ku zonja Elisa Spiropali ka marrë zyrën e saj vihet re lëvizje të çuditshme rreth saj.
Sa herë znj Spiropali duhet të lëvizë nga zyra e saj, një grup prej 3-4 djemsh, të cilët drejtojnë nga një motorr T-Max vihen në lëvizje përpara saj.
Ata janë vigjilentë, kontrollojnë rrugën dhe itenerarin që do ndjekë znj Spiropali. Ata e shoqerojnë me motomjetet e tyre kudo ku zonja shkon dhe e shoqerojnë sërish për në zyrë e më pas për në banesë.
Priza.al e informuar rreth këtyre lëvizjeve, u interesua pak më shumë. Dhe ajo që redaksia jonë mësoi është tejet interesante.
Zonja Spiropali prej 4 ditësh ka kontraktuar studion e detektives private Shkenda Lili që të kontrollojë situatën nëse ndokush po e ndjek nga pas Elisën apo jo.
Dhe me marrjen e punës nga një kliente kaq e veçantë sa znj Spiropali, detektivja ka vendosur menjëherë një flotë rreth saj.
Nuk e dimë kujt i druhet kaq shumë znj Spiropali? Ajo përveçse ka paraqitur një platformë se si duhet të jetë Shqipëria sipas saj dhe të pijë ndonjë kafe me mashtruesa ndërkombëtarë të kalibrit të Indrit Aliut nuk dimë të ketë ndonjë siklet tjetër. Apo mos vallë ka frikë zemërimin e “Skëndërbeut” të saj, që mund të jetë ndjerë i sfiduar nga qendrimet politike të zonjës Spiropali? Apo thjesht një paranojë momentale e znj Spiropali?
Arsyen nuk e dimë, por ajo që shihet qartë është se lëvizjet e znj Spiropali monitorohen nga një grup i kontraktuar nga ajo, që të mos e monitorojnë njerëz të tjerë… Për më shumë, vetë Elisa është e mirëpritur ta përgënjeshtrojë ose ta pohojë këtë informacion që artikulli bën publik.
Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
