Neni 72 ose “neni Sejko”/ Me çfarë guximi guvernatori i mikrokredive Gent Sejko kërkon mbrojte nga ligji që të mos arrestohet (Bëmat e një guvernatori gjëmaxhi)

Një punonjës që kishte ves bixhozin dhe lotot para shumë viteve arriti të marrë nga Banka e Shtetit rreth 700 milionë lek që ishin të destinuara për tu asgjesuar. Ai thjesht ndryshoi metodën e asgjesimit, dhe nga furra e zjarrit që duheshin asgjesuar, i mori në shtëpi dhe i “asgjesoi” në bixhoz.
Kaq mjaftoi që prokurori trim dhe i vendosur i asaj kohë Ramadan Troci të bënte një akt që “shokoi” shumëkënd.
Arrestoi në detyrë guvernatorin Adrian Fullani për neglizhëncë dhe shpërdorim detyre.
Edhe pse pas pak kohësh Fullani u lirua nga qelia (pasi qeroi disa javë patate tek IEVP302) veprimi i prokurorit Troci ishte mesazhi i parë i qartë se B anka e Shqipërisë nuk është një “ishull” brënda shtetit ku ata që “jetojnë” në ishull janë imunë ndaj ndjekjes penale.
Prangat që u vunë në duart e Fullanit i hapën rrugën zv guvernatorit që të ngjitej në karrierë. Hoqi parashtësën ZV (zëvendës) dhe u bë Guvernator.
Gent Sejko e harroi shpejt “darën” e ligjit që shtrëngoi ish shefin e vet, dhe u zhyt në gjithfarëlloj skemash që priza.al i ka denoncuar në dhjetëra shkrime.
Gent Sejko përveç të tjerave skandale, njihet edhe si “Guvernatori i Mikrokredive”.
Shushunjat financiare që kanë mbirë në çdo cep dhe po shkaktojnë drama familjare duke i zhvatur çdo gjë që kanë pas shpirti për disa këste të paqëna kredie, janë produkt i Gent Sejkos.
Gjithashtu Guvernatori me shtëpi 1.2 milionë euro pranë Air Albanias dhe me Rolex 40.000 euro është në mënyrë direkte pjesë e mikrokredive nëpërmjet kunatit të tij dhe ortakëve të vet.
Dhe pak ditë më parë, ky Guvernator që vendin duhet ta ketë tjetërkund dhe jo tek Banka e Shtetit, ka propozuar disa ndryshime ligjore përsa i përket funksionalitetit të institucionit.
Dhe maskuar pas togfjalëshit “përafrim legjislacioni me BE), Gent Sejko në nenin 72 ka propozuar një “KËSHTJELLË” ligjore ndaj vetes dhe zv guvernatorëve në detyrë.
Sipas asaj që Gent Sejko ka shkruar dhe kërkon, është një lloj imunitet të cilin në këtë vend nuk e gëzon askush.
Gent Sejko nuk do të arrestohet edhe nëse kapet me presh në dorë. Gent Sejko nuk do të arrestohet edhe nëse ndonjë prokuror trim i kalibrit të Ramadan Trocit hap “qitapet” dhe nis hetimin.
Gent Sejko kërkon paprekshmëri. Ai do që autorizimin për “pranga” ndaj tij dhe vartësve zara, ta japë vetëm Gjykata Kushtetuese.
Në thelb një nën skandaloz, i cili që në formulim i vë barriera drejtësise dhe kategorisë së Gent Sejkos i jep titullin “hajdut me imunitetet”.
Ky nen që mund të quhet “neni Sejko” ende nuk është miratuar, por nëse do të hyjë në fuqi, do të jetë një ndër atentatet më të rënda që bëhet karshi drejtësisë, duke i vënë “kufirin tek thana” për të mos hetuar apo kërkuar arrestimin e banditëve të bankës së Shqipërisë me Gent Sejkon në krye.
Vijon

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply