EKSKLUZIVE/ U kap në ajër duke spiunuar Francën, ja si u larguan nga Shqipëria me avion privat 2 ditë para se të shpalleshin në kërkim Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj

Më datë 21 dhjetor të vitit 2025 një lajm i bujshëm mbushi mediat. Ergys Agasi një personazh kontrovers dhe bisnesmeni Ermal Beqiraj u shpallën në kërkim nga SPAK për krijim grupi kriminal dhe për pengmarrje. Këto ishin veprat më të rënda penale për të cilat akuzoheshin, por nuk mungonin edhe akuza për korrupsion, pastrim parash etj. Por edhe pse u shpallën në kërkim, ata nuk u gjetën në vend.

Si u larguan me avion privat nga Rinasi?
Dy ditë para se SPAK t’i shpallte në kërkim, një avion privat po bëhej gati për fluturim në aeroportin e Rinasit.
Në atë charter privat, pasagjerët ishin Ergys Agasi me familjarë, një emër i njohur i politikës si edhe Ermal Beqiraj. Avioni i ngritur nga Rinasi me bashkëpilot Ermal Beqirin, u ul pas disa orësh në alpet e Zvicrës atje ku grupi i sipër përmendur bashkë me familjet përkatëse kishin rezervuar për të festuar ditëlindjen e njërit prej tyre.
E teksa ndodheshin alpeve të Zvicrës duke u harbuar me lekët tona, i vajti njoftimi që drejtësia i shpalli në kërkim.

Si ia mbathën?
Sipas burimeve konfidenciale të siguaruara nga redaksia e priza.al sapo “alarmi” u dha, grupi u shpërnda. Politikani që ndodhej me Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin u kthye menjëherë me familjen në Tiranë. Ermal Beqiri u largua drejt Francës, aty ku ka edhe “shtëpinë e dytë” ndërsa Ergys Agasi u kthye në Shqipëri nëpërmjet rrugëve tokësore, për të humbur më pas gjurmët nëpër Durrës, aty ku fshihet nga drejtësa prej kaq muajsh.

Mision spiunazhi në “hava”?
Teza se Ermal Beqiri në drejtimin e avionit privat në Francë nuk ka gabuar koordinata por ishte në një mision “spiunazhi” u përhap me shpejtësi pasi vendodhja e avionit të Beqirit në kohën e lokalizimit nga forcat ajrore franceze ishte sipër disa reaktorëve bërthamorë.
Ndokush mund të thotë se është e tepërt dhe utopike që një IT shqiptar si Ermal Beqiri që është i njohur për shkatthtesinë në marrjen e fondeve të AKSHI dhe ndonjë pengmarrje të akuzohet edhe për spiunazh.
Por kjo tezë nuk është pa baza.
Redaksia e priza.al ka hulumtuar thellë në ngritjen e Ergys Agasit dhe të tarafit të tij. Ergys Agasi ka shtrirë tentakulat deri në Stamboll në rrethin e njerëzve dhe bisnesmeneve pranë Erdogan. Gjithashtu sipas burimeve tona, na bëhet me dije se një kopje të filmimeve që Agasi ka realizuar në zyrën e tij në bllok, e ka dorëzuar në Turqi, atje ku duket se po I vjen dhe mbrojtja serioze që ky personazh të mos arrestohet.
Me Erdoganin mik personal dhe me të dhënat e shqiptarëve ne xhep dhe miliardat e tyre në bankë, a mund të besohet se Ermal Beqiri me porosi të Ergys Agasit po kryente një mision spiunazhi në qiellim francez për llogari të Turqisë?
Të gjitha këto pista janë duke u hetuar dhe pas eksradimit të Beqirit nga Franca mund të kemi një tablo më të qartë të këtij grupi kriminal të veshur me këmisha të bardha.

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply