Një histori e plotë suksesi mund të quhet angazhimi i disa djemve shqiptar për të prodhurar të parin mjet lundrues 100 % shqiptar.
Kështu djemtë e një servisi në Vorë të cilët kanë vite që merren me riveshje tapicerish për mjetë të ndryshme, kanë marrë inisiativën për të patur një produkt të vëtin.
Pas dy viteve punë intensive është hedhur për lundrim produkti 100% shqiptar.
Skafi që është pagëzuar me emrin “Skëndërbeg40” I pajisur me dy motorrë të jashtëm “Mercury150” prej dy ditësh lundron krenar në ujërat tona.
Redaksia e priza.al përgëzon dhe inkurajon të tilla subjekte të cilat sjellin risi në treg, janë inovatorë dhe mbi të gjitha mendojnë që aftësitë dhe talentin e tyre ta vënë në shërbim të vendit.
Shpresojmë që kompania të prodhojë dhe të tjera mjete lundruese dhe që blerësit apo klientët ditorë të bëjnë mijëra milje pa asnje shqetësim.
