Sport

Formula 1/ Surprizë në provat zyrtare të Monzës, Pierre Gasly merr pole position, lë pas Russell dhe Paistrin!

Pierre Gasly ka befasuar të gjithë në Monza, duke siguruar pole position për Çmimin e Madh të Italisë me Alpine. Piloti francez zhvilloi një xhiro fantastike në fundin e sesionit të kualifikimeve, duke vendosur kohën më të shpejtë dhe duke lënë pas emra të mëdhenj të Formula 1. Gasly u ngjit në krye në momentet vendimtare, ndërsa pas tij u rendit George Russell me Mercedes. Vendi i tretë i takoi Oscar Piastrit, ndërsa Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton plotësuan pesëshen e parë.

Max Verstappen u rendit i gjashti, ndërsa Kimi Antonelli e mbylli kualifikimin në vendin e shtatë. Megjithatë, pozicioni i pilotit italian nuk do të jetë ai i nisjes në garë. Antonelli do të nisë nga fundi i grupit, pasi Mercedes ka vendosur të përdorë një njësi të re motori, duke bërë që ai të marrë një penalizim të rëndësishëm në rrjetin e nisjes. Kjo e bën edhe më të veçantë paraqitjen e tij në kualifikime, pasi pavarësisht penalizimit, Antonelli arriti të ishte mes shtatë më të shpejtëve në pistën e Monzës. Ndërkohë, gara do të zhvillohet të dielën në orën 15:00 dhe të gjithë të apasionuarit e këtij sporti do të kenë mundësinë ta ndjekin live në DigitAlb.

Top Channel