Celebrities Gossip Showbiz

Natalie Portman bëhet nënë për herë të tretë!

Natalie Portman është bërë nënë për herë të tretë. Aktorja 45-vjeçare ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me partnerin, producentin dhe muzikantin francez Tanguy Destable. Lajmi u bë i ditur nga një burim për PEOPLE.

Fëmija ka lindur në Paris muajin e kaluar, ndërsa çifti ende nuk ka zbuluar publikisht emrin apo gjininë e foshnjës.

Portman është tashmë nënë e dy fëmijëve, djalit Aleph, 15 vjeç, dhe vajzës Amalia, 9 vjeçe, të cilët i ka nga martesa e mëparshme me balerinin dhe koreografin Benjamin Millepied.

Lidhja e saj me Destable u bë publike në vitin 2025. Producenti francez, i cili njihet edhe me emrin artistik Tepr, ka dy fëmijë nga një lidhje e mëparshme me aktoren franceze Louise Bourgoin.

Portman e konfirmoi shtatzëninë në prill, gjatë një interviste për “Harper’s Bazaar”, ku foli me shumë mirënjohje për këtë përvojë.

Tanguy dhe unë jemi shumë të emocionuar. Jam thjesht shumë mirënjohëse. E di që është një privilegj dhe një mrekulli

-ishte shprehur ajo.

Aktorja kishte treguar gjithashtu se kjo shtatzëni ishte më e qetë për të dhe se po përpiqej të shijonte çdo moment, duke e konsideruar si një përvojë që mund të ishte e fundit për të.

Çifti ka qenë mjaft i rezervuar për marrëdhënien e tyre dhe jetën private. Portman ka kaluar vitet e fundit duke jetuar në Paris, ndërsa vazhdon të balancojë karrierën e saj në kinema me jetën familjare.

Lindja e fëmijës shënon një kapitull të ri për aktoren, e cila tashmë është nënë e tre fëmijëve dhe po ndërton familjen e saj me Destable.