web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

United lëshon fitoren në shtesë, Everton shtang “djajtë”  

6 Shtator 2026, 17:13, Sport CNA

United lëshon fitoren në shtesë, Everton shtang

Manchester United ka lëshuar fitoren nga duart në sekondat e fundit të sfidës ndaj Evertonit në transfertë.

Përballja e vlefshme për javën e tretë të Premier League përfundoi në barazim 2-2 pas një pjese të dytë mjaft dramatike.

Pasi fraksioni i parë u mbyll pa gola, Bryan Mbeumo kaloi miqtë në avantazh menjëherë në minutën e 46-të. Vendasit barazuan shifrat me George në minutën e 83-të, por Benjamin Sesko riktheu epërsinë për United vetëm pesë minuta më vonë.

Ndërsa fitorja dukej e sigurt për skuadrën e Mançesterit, Ainsley Maitland-Niles barazoi rezultatin në minutën e gjashtë të shtesës.

Ky barazim e ngjit Evertonin në vendin e tetë me 5 pikë, kurse Manchester United renditet i 11-ti me 4 pikë.





Lajmet e fundit nga