web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Formula 1/ Fitore historike nga Antonelli në Monza

6 Shtator 2026, 17:47, Sport CNA

Formula 1/ Fitore historike nga Antonelli në Monza

Kimi Antonelli ka arritur një triumf historik në Çmimin e Madh të Italisë, duke fituar në pistën legjendare të Monzës.

Piloti italian dhuroi një spektakël të jashtëzakonshëm pasi e nisi garën nga rreshti i parafundit dhe realizoi plot 26 parakalime. Suksesi i tij u vulos vetëm tri xhiro para përfundimit, kur parakaloi shokun e tij të skuadrës te Mercedes, George Russell.

Me këtë arritje, Antonelli bëhet piloti më i ri në histori që fiton në Monza dhe i pari italian që triumfon këtu pas 60 vitesh.

Vendi i tretë në podium i takoi Max Verstappen, i cili u ndoq nga dy makinat McLaren të Lando Norris dhe Oscar Piastri.

Në krahun tjetër, gara ishte krejtësisht për t'u harruar për skuderinë Ferrari, pasi Charles Leclerc u eliminua që në xhiron e dytë pas një përplasjeje.

Gjithashtu, Lewis Hamilton nuk shkoi më shumë se vendi i gjashtë për shkak të një daljeje nga pista në start.





Lajmet e fundit nga