Takimi me komunitetin shqiptar/ Mediu: Ura lidhëse e Shqipërisë me SHBA-në
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka bërë një p...

Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka reaguar lidhur me deklaratat e përfaqësuesve të opozitës për problemin e pagave të sistemit të drejtësisë.
Spaho shprehet se qëndrimet e tyre janë qesharake dhë dëmtojnë më shumë opozitën, ndërsa shton se opozita nuk duhet të dalë kundër për çdo gjë që bën qeveria.
Ish-deputeti thotë rasti i pagave të sistemit të drejtësisë është rasti kur vetë sistemi i drejtësisë shkel ligjin. Sipas tij të kërkosh urgjentisht diçka që nuk mund të bëhet pa u mbledhur Parlamenti, është të bësh zhurmë kot, sepse nuk zgjidh asgjë.
Ndërsa i bën thirrje opozitës të ndryshojë qasje, Spaho thotë se nuk ndodh në asnjë vend të botës që opozita të kundërshtojë çdo gjë që bën maxhoranca.
Postimi i plotë:
Po ndjek reagimet e përfaqësuesve të opozitës për problemin e pagave të sistemit të drejtësisë.
Reagimet e tyre janë ultimative: qeveria menjëherë të fillojë të paguajë nivelin e pagave që miratoi KLGJ dhe KLP, madje të njoftohen sa më parë ndërkombëtarët në Tiranë dhe kudo në botë, për këtë goditje të rëndë që po i jepet reformës në drejtësi.
Qëndrime të tilla janë qesharake dhe dëmtojnë më shumë vetë opozitën.
Jo për çdo gjë që bën qeveria, opozita duhet të dalë kundër.
Rasti i pagave të sistemit të drejtësisë është rasti tipik kur vetë sistemi i drejtësisë ka dalë nga binarët.
Jo vetëm për nivelin e pagave që kërkojnë, më shumë se Presidenti i Republikës, por për veprimet që ndërmorën.
Ku bazohet KLP dhe KLGJ që rritën pagat e tyre? Çfarë thotë ligji?
Ligji thotë që pagat e sistemit të drejtësisë propozohen nga ekzekutivi dhe miratohen nga Parlamenti.
Përse KLGJ dhe KLP shkelën ligjin? Apo se për pagat e tyre ligji lejohet të shkelet?
Çfarë tha Gjykata Kushtetuese?
I ngarkoi ekzekutivit dhe Parlamentit të caktojnë pagat e sistemit të drejtësisë si pjesë e sistemit të pagave në Republikën e Shqipërisë.
Pra, asgjë më shumë se çfarë thotë ligji aktual, por që qeveria dhe Parlamenti vonuan zbatimin e tij.
Opozitën, nëse e shqetëson fakti që ka kaluar afati i miratimit të pagave, duhet ta kishte ngritur këtë çështje para se të mbyllej sesioni i shkuar parlamentar. Sepse për këtë është opozita në Parlament dhe jo për të prishur seancat me shkak e pa shkak.
Të kërkosh urgjentisht diçka që nuk mund të bëhet pa u mbledhur Parlamenti, është të bësh zhurmë kot, sepse nuk zgjidh asgjë.
Opozita duhet të shkëputet nga qëndrimet sipërfaqësore, e të “bërit” politikë për të “bërë” politikë, duke bërë në të vërtetë vetëm zhurmë e dëm vetes.
Nëse opozita dëshiron të rrisë ndjeshmërinë e qytetarëve për çështjet që shtron, ajo duhet të shkëputet një herë e mirë nga modeli aktual i kakofonisë dhe zhurmës, të zbresë me këmbë në tokë dhe të propozojë zgjidhje të vërteta e të realizueshme.
Me qëndrime të tilla opozita nuk ka fituar në të shkuarën dhe nuk do fitojë në të ardhmen, madje as votën e palës së interesuar, pale më dashamirësinë e tyre.
Nuk ndodh në asnjë vend të botës që opozita të kundërshtojë çdo gjë që bën maxhoranca, për faktin shumë të thjeshtë që edhe maxhoranca, megjithëse mund të bëjë shpeshherë gabime, ajo kur propozon zgjidhje për një problem, mendon edhe për interesin e zgjedhësve dhe fatin e saj politik.
Prandaj, të dashur miq të opozitës, ndërroni qasje, hiqni dorë nga qëndrimet që nuk na kanë çuar gjëkundi, por na kanë lënë 13 vjet në opozitë. /CNA
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka bërë një p...
Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka reaguar lidhur me situatën...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi paradit...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me përplasjet e kr...
Kryeministri Edi Rama, në një pjesëz video-postimi në publ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një qëndrim të radhës lidhu...
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Himarën, në zonën e prek...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pritur...
Aktivisti Florjan Binaj ka qartësuar sot publikisht dilemë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka ironizuar...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, pri...
Aktivisti i njohur Florian Binaj foli sot lidhur me një ka...
Kryedemokrati Sali Berisha ka reguar sot lidhur me pjesëma...
Deputeti demokrat, Luan Baçi, ka reaguar sërish lidhur me ...
Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi ka komentuar vizitën e ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet social...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga bur...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet social...
Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi ka paralajmëruar në emi...
Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi ka folur mbi vizitën e ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, vijon t...
Aktivistja Arilda Lleshi ka ndarë sot një akuzë të rëndë n...
Një masakër mjedisore po ndodh në Urën e Gjolës në Fushë-K...
Pranë redaksisë së CNA ka mbërritur nga burime konfidencia...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zhvilluar disa kontrolle të përqendru...
Kapen dhe ndalohen 20 shtetas në Sarandë, si pjesë e opera...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat ...
Policia e Chietit në Itali arrestoi një 39-vjeçar shqiptar...
Këtë të diel, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kusht...
Shkencëtarët dhe studiuesit spanjollë përpiluan të dhëna n...
Ditën e sotme masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë nd...
Një ditë pas takimeve të rëndësishme në Moskë, përfshirë n...
Teherani ka lëshuar një paralajmërim të ri dhe të ashpër p...
Moska nuk e ka përjashtuar mundësinë e një takimi trepalës...
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar masa t...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Patriarku Ekumenik Bartolomeu bëri thirrje për një ndryshi...
Pogradeci është kthyer edhe këtë vit në një pikë takimi pë...
Një kredi mund të duket e përballueshme në reklamë dhe të ...
Një familje paguan 500 euro qira çdo muaj dhe ndihet sikur...
Paga hyn në llogari dhe, për shumë familje, del pothuajse ...
Monedhat janë forcuar e dobësuar, disa janë zhdukur, por s...