web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Burnley bën afrimin e bujshëm, Brojës i rrezikohet vendi

6 Shtator 2026, 16:16, Sport CNA

Burnley bën afrimin e bujshëm, Brojës i rrezikohet vendi

Armando Broja po kalon një moment të vështirë në këtë edicion me fanellën e Burnleyt në Championship.

Sulmuesi kuqezi ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës që prej fillimit të kampionatit. Përveç mungesës së golit, ai po vuan edhe për sa i përket minutave të marra në fushën e lojës.

Situata për lojtarin e kombëtares shqiptare është komplikuar akoma më shumë pas lëvizjeve të fundit të klubit në merkato. Burnley ka zyrtarizuar afrimin e bujshëm të sulmuesit të njohur Jamie Vardy.

Me ardhjen e veteranit anglez, konkurrenca për një vend titullari në repartin e avancuar është rritur ndjeshëm. Në këtë mënyrë, Broja rrezikon të mbetet sërish me hapësira të kufizuara në projektin e skuadrës.





Lajmet e fundit nga