Berisha në New Jersey: E sotmja, një ditë që shumëkush e mendoi të pamundur
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban fjalë...

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalimit të tij në takimin me komunitetin shqiptaro-amerikanë ka folur edhe për shpalljen e tij “non grata”.
Ai u shpreh se shpallja e tij “non grata” nuk vinte nga SHBA, por nga ato që Berisha i cilësoi si agjenda “antiliri”.
Kryedemokrati tha se ata që firmosën shpalljen e tij "non grata", janë sot vetë të papunë dhe të ndaluar të futen në vendin e tyre.
Gjatë fjalës së tij Berisha shprehu mirënjohje për administratën e presidentit Donald Trump, sekretarit të Departamentit të Shtetit, Marco Rubio, për vendimin për heqjen e "non gratës".
"Kjo ditë shënon pra një nga ato raste, forcë e të keqes që të gjithë e njohim në një agresion të padrejtë ndaj dinjitetit tim, më mohoi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 4 vite më parë. Në një kohë kur unë isha, 8 vite pa asnjë pushtet, thuajse i tërhequr plotësisht nga jeta politike.
Por, me fuqinë që na karakterizon ne si shqiptarë, me besimin e palëkundur tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vlerat mbi të cilat është ndërtuar ky vend e komb i madh, vend i të lirëve, shtëpi e guximtarëve. I qartë si kristali se kjo padrejtësi nuk po vinte nga Shtetet e Bashkuara, por po vinte nga axhendat antiliri, antikomb, të asaj që vetë presidenti Donald Trump e ka emërtuar si ekstremi i majtë.
Duke mbajtur në mend shprehjen e një prej burrave më të ndritur dhe legjendarë të kombit të madh amerikan, Abraham Lincoln, i cili thotë se ‘rëndësi nuk ka sa herë rrëzohesh, por sa herë ngrihesh’. Dhe unë, dhe unë vendosa të ringrihem. Vërtet e nisa këtë betejë në pamje të parë në pamundësi të plotë. Në errësirë. Por asnjë natë, asnjë natë nuk zgjat dot pafundësisht. Në të njëjtën kohë që unë zhvillova këtë betejë, populli i madh amerikan vendosi të ringrihet duke zgjedhur si president Donald Trump në nëntor të vitit 2024.
Pak nga pak, bota e lirë filloi të ringrihet nga agresioni i ekstremit të majtë, dhe efektet erdhën deri në Shqipëri. Ata që na treguan ne barin, përfunduan të papunë. Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata vetë në vendin e tyre. Ata që përgatitën mashtrimet ndaj meje në Shqipëri, sot janë prapa hekurave, ndërsa unë sot po qëndroj me dy këmbë mbi atë tokë që ata mendonin të ma ndalonin përgjithmonë.
Ndaj dhe unë sot, kam një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, burra, gra, djem dhe vajza, shqiptarë të vërtetë që më mbështetët në orët më të para por dhe ndër më të vështirat. Mirënjohje të pakufishme ndaj administratës së presidentit Donald Trump, sekretarit të Departamentit të Shtetit, Marco Rubio, për vendimin e tij.", u shpreh Berisha. /CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban fjalë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon s...
Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, ka përcjellë një videome...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së, Edmond Spaho ka ...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka bërë një p...
Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka reaguar lidhur me situatën...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi paradit...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me përplasjet e kr...
Kryeministri Edi Rama, në një pjesëz video-postimi në publ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një qëndrim të radhës lidhu...
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Himarën, në zonën e prek...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pritur...
Aktivisti Florjan Binaj ka qartësuar sot publikisht dilemë...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka ironizuar...
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, pri...
Aktivisti i njohur Florian Binaj foli sot lidhur me një ka...
Kryedemokrati Sali Berisha ka reguar sot lidhur me pjesëma...
Deputeti demokrat, Luan Baçi, ka reaguar sërish lidhur me ...
Nënkryetari i PD-së Belind Këlliçi ka komentuar vizitën e ...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në rrjetet social...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, vijon t...
Aktivistja Arilda Lleshi ka ndarë sot një akuzë të rëndë n...
Një masakër mjedisore po ndodh në Urën e Gjolës në Fushë-K...
Pranë redaksisë së CNA ka mbërritur nga burime konfidencia...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zhvilluar disa kontrolle të përqendru...
Kapen dhe ndalohen 20 shtetas në Sarandë, si pjesë e opera...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat ...
Policia e Chietit në Itali arrestoi një 39-vjeçar shqiptar...
Këtë të diel, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kusht...
Shkencëtarët dhe studiuesit spanjollë përpiluan të dhëna n...
Ditën e sotme masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë nd...
Janë mbyllur qendrat e votimit në shtetin lindor gjerm...
Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, ...
Një ditë pas takimeve të rëndësishme në Moskë, përfshirë n...
Teherani ka lëshuar një paralajmërim të ri dhe të ashpër p...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Patriarku Ekumenik Bartolomeu bëri thirrje për një ndryshi...
Pogradeci është kthyer edhe këtë vit në një pikë takimi pë...
Një kredi mund të duket e përballueshme në reklamë dhe të ...
Një familje paguan 500 euro qira çdo muaj dhe ndihet sikur...
Paga hyn në llogari dhe, për shumë familje, del pothuajse ...
Monedhat janë forcuar e dobësuar, disa janë zhdukur, por s...