web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konflikti i armatosur në hotelin në Vlorë/ Gjykata jep masat e sigurisë për 5 të arrestuarit

6 Shtator 2026, 15:12, Aktualitet CNA

Konflikti i armatosur në hotelin në Vlorë/ Gjykata jep masat e

Gjykata e Vlorës ka dhënë masat e sigurisë për personat e arrestuar në lidhje me konfliktin e ndodhur në një hotel në Vlorë tre ditë më parë.

Bëhet me dije se për biznesmenin Luan Mucca është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe për Angjelo Breshanin “arrest shtëpie”. Ndërkohë, për shtetasit B.H., K.Ll dhe M. Ll., është caktuar masa “arrest në burg”. 

Policia u shpreh se Luan Muça, së bashku me disa shtetas të tjerë, ka shkuar në hotelin në pronësi të shtetasit Vasil Bedinaj, të cilit, nën kërcënimin e armëve dhe dhunës fizike, i kanë vendosur një gjobë prej 5 milionë eurosh dhe e kanë kërcënuar që, pas 48 orësh, të largohej nga Shqipëria.

Sipas raportimeve, përplasja mes dy biznesmenëve, Luan Muça dhe Vasil Bedinaj ka nisur për një pronë në Palasë, ku është planifikuar të ndërtohet një resort.

Bëhet me dije se Muça kishte blerë një pronë në Palasë dhe kishte marrë leje për zhvillim. Pranë pronës së tij kishte blerë tokë edhe biznesmeni Bedinaj, ku një e sipërfaqes së këtij të fundit kishte mbivendosje me atë të Muçës.

Të dy raportohet se kanë vërtetim pronësie dhe kanë marrë leje nga qeveria për zhvillim. Dyshohet se Bedinaj ka kërkuar përqindje nga Muça për pjesën e pronës që ka mbivendosjes, po ky i fundit nuk ka prnauar.

Ka dyshime gjithashtu se ka qenë biznesmeni Bedinaj i cili është dakordësuar që të takohej me Muçën në hotelin ku dhe ndodhi konflikti i sotëm. Lidhur me ngjarjen janë shpallur në kërkim dhe 6 persona të tjerë. /CNA





Lajmet e fundit nga