web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Njeriu i rekordeve! Lionel Messi shkruan historinë në MLS

6 Shtator 2026, 15:09, Sport CNA

Njeriu i rekordeve! Lionel Messi shkruan historinë në MLS

Lionel Messi vazhon të shkruajë emrin e tij në faqet e historisë së MLS.

Ylli argjentinas u bë lojtari i parë në historinë e MLS-së që arrin të jetë pjesëmarrës në të paktën 30 gola në tre vite radhazi. Ky rekord u arrit gjatë barazimit 2-2 që Inter Miami mori përballë Atlanta United.

Sulmuesi regjistron deri më tani 18 gola dhe 12 asistime në këtë edicion. Në këtë përballje, Messi dhuroi asistin nga goditja e këndit për golin e brazilianit Casemiro.

Më pas, ai nisi aksionin që solli realizimin e Luis Suarezit për avantazhin e përkohshëm 2-1.

Sipas rregullores specifike të MLS-së, ky pasim u numërua zyrtarisht si asist për argjentinasin, ndryshe nga kriteret e zakonshme të futbollit evropian.





Lajmet e fundit nga