web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Priten risi, Mancini përgatit listën tek Italia

6 Shtator 2026, 14:22, Sport CNA

Priten risi, Mancini përgatit listën tek Italia

Roberto Mancini po përgatit listën e parë të lojtarëve për rikthimin e tij në drejtimin e kombëtares italiane.

Trajneri ka aktualisht rreth 60 emra në vëzhgim, të cilët pritet të reduktohen në 30-35 futbollistë. Lista zyrtare do të publikohet të premten, për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve ndaj Belgjikës, Turqisë në dhe Francës.

Mancini po mendon gjithashtu të përfshijë në grup edhe 5-6 lojtarë të rinj. Në ndeshjen Roma-Atalanta, ai ndoqi nga afër Gianluca Mancinin dhe Giorgio Scalvinin, ndërsa Giacomo Raspadori shihet pranë një ftese. Në listën e mundshme janë edhe Gianluca Scamacca, Bryan Cristante, Gianluca Gaetano dhe Niccolo Pisilli, ndërsa Marco Bernasconi mund të jetë një alternativë për krahun e majtë.

Federata po ndjek gjithashtu Alessandro Romanon, Nicolo Tresoldin dhe Matteo Palmën, për të cilët nevojiten procedurat përkatëse me FIFA-n dhe miratimi i lojtarëve.

Samuele Inacio, pjesë e Borussia Dortmundit dhe i grumbulluar më parë nga U21 e Silvio Baldinit, pritet të jetë një tjetër emër i ri, sidomos për shkak të dëmtimeve të Federico Chiesas, Nicolo Zaniolos dhe Riccardo Orsolinit.





Lajmet e fundit nga