web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata me zjarret/ 11 vatra aktive në vend, vijon "beteja" me flakët

5 Shtator 2026, 21:50, Aktualitet CNA

Situata me zjarret/ 11 vatra aktive në vend, vijon "beteja" me

Ministria e Mbrojtjes ka ndarë një përditësim mbi situatën e zjarreve.

Gjatë ditës janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive, 5 janë nën mbikëqyrje dhe 5 janë fikur.

Në Drizë/Radostinë, Vadhizë, Peshtan dhe Levan të Fierit, vatra vijon aktive. Janë angazhuar 13 automjete zjarrfikëse, 4 autobote, 55 efektivë, 90 FP dhe 104 forca ushtarake, me mbështetje nga 1 helikopter dhe 1 Air Tractor.

Në Bardhaj, Shkodër, zjarri mbetet aktiv. Në operacion janë 5 automjete zjarrfikëse, struktura vendore dhe mbështetje nga FA me 1 automjet zjarrfikës dhe 1 helikopter.

Në zonat e Matit në Lundre dhe Madhesh, operacioni mbështetet edhe nga 30 efektivë të FA.

Në Himarë, konkretisht lagjja “1 Maji”, zjarri është fikur pas një angazhimi të gjerë me 26 automjete zjarrfikëse, forca vendore, policore e vullnetare dhe 183 efektivë, 2 zjarrfikëse dhe 2 ambulanca dhe 2 helikopterë të FA. Raportohen 6 banesa të djegura, prej tyre 3 të banuara, dhe 36 persona të evakuuar.

Në Dajt, vatra vijon aktive, me 30 forca vendore dhe 50 efektivë të FA të angazhuar. Qinami mbahet nën mbikëqyrje dhe nuk paraqet rrezik për zonat e banuara.

Vatra aktive raportohen gjithashtu në Vajkal, Mallunxë–Lis, Gallatë, Kalivaç–Zimaj–Kashnjet, Krastë të Elbasanit, Iballë dhe Krepse, ndërsa vijon mbikëqyrja në disa zona të tjera. Në Mavrovë të Selenicës dhe në malin “Partizan” në Berat, zjarret janë fikur.

 





Lajmet e fundit nga