web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mblidhemi më 8 shtator”/ Protestuesit paralajmërojnë “rrethimin” e Kuvendit

5 Shtator 2026, 21:20, Aktualitet CNA

“Mblidhemi më 8 shtator”/ Protestuesit paralajmërojnë

Protestuesit e grumbulluar këtë të shtunë në organizmin e radhës kundër qeverisë kanë njoftuar se do t’u rikthehen protestave para Kuvendit.

“Më 8 shtator të gjithë te Parlamenti”, “Ditën e martë, në orën 5 pasdite do jemi te Parlamenti”, janë shprehur ata.

Bëhet fjalë për një protestë para godinës së Kuvendit, teksa e marta shënon nisjen e sesionit të ri parlamentar.

Protestat e deritanishme të qytetarëvë para parlamentit janë shoqëruar me tensione, kaos, “sulme” me vezë, ndërsa nuk kanë munguar as përplasjet me efektivët e policisë./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga