web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

572 ditë në paraburgim/ Skemat e Erion Veliajt, nga sulmet ndaj drejtësisë te mbajtja peng e bashkisë

6 Shtator 2026, 10:48, Aktualitet CNA

Arrestimi i bujshëm i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nuk shënon vetëm nisjen e një kapitulli sulmesh, presionesh ndaj drejtësisë, por edhe zvarritje të funksionimit të institucionit që u shërben rreth 1 milion banorëve.

Që prej ditës së parë në burgun e Durrësit e deri më sot në ditën e 572 të paraburgimit, mediat e paguara nga kryebashkiaku, koncesionet, “5D”, aferat dhe skandalet që përfshinin edhe të vëllanë Arbër Veliaj, u vunë në shërbim të kryebashkiakut, duke përdorur makinacione nga më të ndryshmet për ta nxjerrë nga qelia.

Në të njëtën kohë, Veliaj dhe avokatët e tij, nisën një zinxhir sulmesh ndaj gjyqtarëve, prokurorëve dhe sulme ndaj drejtësisë, së cilës i shmanget nga frika e dënimit.

Vetëm pak ditë nga 15 shtatori, datë kur Gjykata e Lartë shqyron rekursin për masën e sigurisë pas rikthimit të çështjes nga Gjykata Kushtetuese, Veliaj hapi edhe një “front” tjetër, përmes ndryshimeve të shumta në Bashkinë e Tiranës.

Ndryshimet e ditëve të fundit në Bashkinë Tiranë në rend kronologjik:

Më 28 gusht, Veliaj shkarkon nga detyra kryetaren e komanduar të bashkisë, Anuela Ristani, të emëruarën e Edi Ramës, duke hapur kështu edhe “luftë” me kryeministrin.

Më pas, më 1 shtator, Sekretari i Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, Eldi Hoxha jep dorëheqjen.

Po atë ditë, Veliaj rikthen në dëtyrë të besuarin e tij, Alban Dokushin.

Më datë 2 shtator, Veliaj shkarkon nga detyra nënkryetarin e bashkisë, Blendi Sulaj.

Marrja e kompetencave ndërkohë që ndodhet në qeli, nuk është vetëm një marrje peng e institucionit, por edhe kryerje e një vepre penale me vetëdije nga Erion Veliaj.

Veliaj po përpiqet të mbajë të lidhur pas vetes karrigen e kryebashkiakut, edhe pse ndodhet në burg prej më shumë se një vit e gjysmë, dhe këtë do ta përdorë si kartë në Gjykatën e Lartë për të dalë nga burgu, ndërsa ndaj tij rëndojnë 13 akuza, përfshirë 9 raste korrupsioni, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje apo mbajtje sendesh të paligjshme në qeli.

Më këtë skemë, Veliaj e çon bashkinë e kryeqytetit drejt një ngërçi dhe çmendurie institucionale, koston e së cilëve e paguajnë qytetarët, ndërsa ai vetë synon ta kthejë bashkinë në një lodër në duart e tij vetëm e vetëm që të dalë jashtë qelisë./CNA





Lajmet e fundit nga