Ndërtimet dhe kaosi “largojnë” turistët nga bregdeti/ Tani preferohen malet, natyra dhe historia
Nëse Shqipëria do ta gjykonte sezonin turistik vetëm nga f...
Vijon prej 385 ditësh mashtrimi publik nga kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, dhe gazetari i familjes së tij, Mero Baze.
Bëhet fjalë për akuzat që ata kanë hedhur ndaj prokurorit Ols Dado.
Prej më shumë se 18 muajsh , Veliaj dhe Baze, akuzojnë prokurorin Ols Dado se ka nisur hetimet për shkak të konfliktit të interesit, ku sipas pretendimeve të tyre prokurori ka kërkuar shtesë mbi lejen e ndërtimit, kërkesë që, sipas kryebashkiakut Veliaj, nuk e ka pranuar, ndaj dhe nisjen e hetimit ndaj tij e cilëson si "hakmarrje personale".
CNA e ka kërkuar publikisht dokumentin e kërkesës që ka bërë prokurori Ols Dado për shtesën e lejes, dokument i cili nuk është nxjerrë asnjëherë haptazi prej tyre.
Ky rezulton të jetë një mashtrim publik, ashtu sikundër ishte raporti i bërë në SHBA se Dado ishte aktivist i opozitës dhe PD-së.
Pretendimet e Erion Veliajt
Në pikën 135, thuhet se prokurori Ols Dado ka marrë një leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës dhe pastaj ka kërkuar një shtesë mbi atë me leje dhe kjo i është refuzuar.

Ndërsa në pikën 136 të dokumentit pa vulë dhe pa firmë, Erion Veliaj e trajton këtë si një çështje “hakmarrjeje” nga ana e prokurorit Ols Dado, sepse, sipas tij, nuk i është dhënë leja e ndërtimit për shtesën pasi ka bërë një kërkesë.

Pretendimet e Mero Bazes
Nga ana tjetër, gazetari i familjes së tij, Mero Baze, thotë se, sipas tij, hetimi ndaj Veliajt është i kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal me të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia.
“Pra, është e qartë që kemi të bëjmë me një hetim të kërkuar me ngulm nga një prokuror, i cili muaj më parë ka pasur konflikt personal me të, lidhur me kërkesat e tij për një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore që kishte bashkia, e cila nuk i është realizuar”, shprehet Mero Baze, i cili shërben si vegël e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ajo që ka ndodhur është se si Erion Veliaj ashtu dhe gazetari i familjes së tij, Mero Baze, që prej arrestimit të kryebashkiakut kanë nisur një fushatë sulmesh ndaj drejtësisë, SPAK-ut, prokurorit dhe gjyqtarëve.
385 ditë mashtrim nga Erion Veliaj dhe Mero Baze kundër prokurorit Ols Dado, i cili së bashku me prokurorin Altin Dumani, të cilit nuk guxojnë t’i përmendin as emrin, kanë kryer hetimet dhe e kanë kapur kryebashkiakun e Tiranës, mbi të cilin rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, ndërsa qëndron prej më shumë se 16 muajsh në qelitë e burgut të Durrësit./CNA
Nëse Shqipëria do ta gjykonte sezonin turistik vetëm nga f...
Muaji shtator shënon nisjen e sezonit të ri televiziv. Pë...
Ministria e Mbrojtjes ka ndarë një përditësim mbi situatën...
Protestuesit e grumbulluar këtë të shtunë në organizmin e ...
Prefekti i Qarkut Fier, Anduel Xhindi, tha sot se zjarret ...
Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Sh...
Protesta qytetare kundër qeverisë hyri sot në ditën e 98-t...
Gazetari Artan Hoxha u ndal sot te arrestimi i bujshëm i t...
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur m...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në forumin Cerno...
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Itali ku ës...
Vatra e zjarrit në Frakull të Fierit pranë ish-repartit us...
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi nga Himara se sit...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i është përgjigju...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zjarret masive që kan...
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në një konferencë për sh...
Këngëtari dhe ish-banori i "Big Brother VIP", Jozefin Mark...
Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit...
Vijon aksioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në Frakull...
Data 5 shtator 1997 shënon ndarjen nga jeta të misionares ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, vijon t...
Aktivistja Arilda Lleshi ka ndarë sot një akuzë të rëndë n...
Një masakër mjedisore po ndodh në Urën e Gjolës në Fushë-K...
Pranë redaksisë së CNA ka mbërritur nga burime konfidencia...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zhvilluar disa kontrolle të përqendru...
Kapen dhe ndalohen 20 shtetas në Sarandë, si pjesë e opera...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat ...
Policia e Chietit në Itali arrestoi një 39-vjeçar shqiptar...
Këtë të diel, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kusht...
Shkencëtarët dhe studiuesit spanjollë përpiluan të dhëna n...
Ditën e sotme masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë nd...
Një ditë pas takimeve të rëndësishme në Moskë, përfshirë n...
Teherani ka lëshuar një paralajmërim të ri dhe të ashpër p...
Moska nuk e ka përjashtuar mundësinë e një takimi trepalës...
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar masa t...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Patriarku Ekumenik Bartolomeu bëri thirrje për një ndryshi...
Pogradeci është kthyer edhe këtë vit në një pikë takimi pë...
Një kredi mund të duket e përballueshme në reklamë dhe të ...
Një familje paguan 500 euro qira çdo muaj dhe ndihet sikur...
Paga hyn në llogari dhe, për shumë familje, del pothuajse ...
Monedhat janë forcuar e dobësuar, disa janë zhdukur, por s...