E FunditVendi

VATRAT E ZJARRIT NË LEVAN/ Ministri Nufi ndjek situatën nga afër

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka qenë gjatë mbrëmjes në Levan, ku ka ndjekur nga afër situatën e krijuar nga zjarri që ka përfshirë zonën e Fierit.

Nufi është informuar në terren për përhapjen e flakëve, gjendjen e vatrave dhe punën e strukturave të emergjencave për izolimin e zjarrit dhe mbrojtjen e banorëve.

Zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa forcat në terren po punojnë për mbajtjen nën kontroll të vatrave.

Më herët, flakët u afruan pranë banesave dhe bizneseve, ndërsa disa familje janë evakuuar si masë sigurie.

Aktualisht nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për banesat.

Strukturat e emergjencave dhe zjarrfikësit vijojnë të jenë të pozicionuar në zonë, ndërsa gjatë mbrëmjes ndërhyrja nga ajri është ndërprerë për shkak të errësirës dhe operacioni ka vijuar nga toka.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button